Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 10:00 Asamblenë Kombëtare, një mbledhje kjo jashtë radhe. Mbledhja do të nisë me fjalimin e kryetarit të PS dhe njëherazi kryeministrit të vendit,

Edi Rama dhe në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së në bazë përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e studentëve nga punimet e Asamblesë Kombëtare të PS. Rama përsëriti se protesta e tyre disaditore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit ishte një shuplakë për qeverinë.

Rama tha se shuplakës së studentëve i kishte kthyer faqen tjetër, por shtoi se kjo qeveri është mundësia e vetme për studentët.

Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë.

Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fund vitit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne.

Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime turp-turp, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër“, tha Rama.

PUBLICITET