KRYEMINISTRI THOTË SE NUK MUND TË KËRKOJË DORËHEQJEN E GUVERNATORIT.
Kjo ka qene pergjigja e kryeministrit te vendit, Edi Rama, per arsyet se perse ai nuk ka kerkuar doreheqjen e guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, pas skandalit te vjedhjes se 713 milione lekeve nga ky insitucion.

Rama theksoi se qeveria nuk ka heshtur.  Kryeministri e cilësoi vjedhjen e Bankës si një akt të madh kriminal, por shtoi se kjo është një sfidë e trefishtë e Prokurorisë, Bankës së Shqipërisë dhe vetë Qeverisë.
Ai nënvizoi se qeveria do të flasë e fundit për këtë skandal duke pasur parasysh përfundimin e hetimeve, duke shtuar siç tha ai që të mos bëjmë një faj tjetër duke u munduar të ndreqim një faj.
Kjo deklarate e kryeminsitrit u be gjate nje takimi me gazetare ne Tirane, ku Rama foli per ecurine e turizmit ne Shqiperi, qe sipas tij, vetem gjate ketij sezoni ka shenuar 14% rritje ne krahasim me nje vit me pare.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/3TvgeXzf9wA?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]