Nisja e sesionit të ri parlamentar ka sjellë dhe fjalën e kryeministrit Rama i cili tregoi se dy janë pikat kyçe që Kuvendi duhet të arrijë konsensus sa më shpejtë, hapja e listave dhe përcaktimi në kodin zgjedhor të mekanizmit të koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Rama tha se nëse gjendjet një mekanizëm i besueshëm që siguron ruajtjen e ekuilibrit gjinor dhe hapje 100 % të listave atëherë do kenë dhe votën e mazhorancës, në të kundërt nuk ka për të ndodhur pas nuk do të rrezikojë me hapjen e listave humbjen e përfaqësimit gjinor në parlament.

“Në kodin zgjedhor nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkërisht. Nga njëra ana për ,mekanizmin e listave të hapura ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur me një konsensus të plotë edhe me opozitën jashtë parlamenti por nga ana tjetër detyrimisht një orë e më parë nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur në emër të konsensusit 100 % . Do të kërkojmë një konsensus 100 % për një proces të shpejtë. Për të vendosur në kodin zgjedhore mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Këto janë pikat kyce që duhen adresuar. Ne kemi problemin e garantimit të ekuilibrit gjinor me hapjen e listave. Nëse kemi një mekanizëm të besueshëm për ne nuk ka problem hapja 100 % nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm mos prisni nga të hapim listat 100 % që nuk garantojnë ekuilibrin ligjor. Lista të hapura që e kthejnë kuvendin pas ku për të gjetur një grua mes 50 burrave nuk çojnë asgjëkundi”, tha Rama.

Rama: Të kalohet njëherë e më parë në parlament ligji anti-shpifje, po bëhet kërdia

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sesion e ri të Kuvendit tha se duhet të kalohet njëherë e më parë ligji anti-shpifje sepse po bëhet kërdia nga mediat.“Nuk ndryshoj opinion që shpifja duhet adresuar sa i përket mediave onlie, kemi një raport ndihmues për sa i përket Komisionit të Venecias, ta kalojmë këtë ligj njëherë e më parë në parlament se po bën kërdinë përditë e përnatë. Ka sugjerime  edhe për median publike për sa i përket bordit të RTSH-së për t’i hapur rrugën për të gjithë ata profile që i sugjeron Komisioni  i Venecias që fatkeqësisht janë përjashtuar nga mundësia për të kontribuuar në këtë komision publik të medias“, tha Rama. 

Rama: Ka ardhur koha të ketë një ligj për Presidentin e Republikës
Kryeministri Edi Rama  në fjalën e tij në sesionin e ri nëkuvend që po mbahet ditën e sotme tha se duhet të rishikohet ligji për presidentin, që sipas tij është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite.

“Emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duhet të normalizojmë një draft konkret,duhet një harmonizim i i plotë i partnerëve që e ndjekin reformën në drejtësi dhe t’i japim fund ngërçeve shumë të dëmshme që u krijuan në të shkuarën. Të kthejmë përpara edhe draftin e presidentit të republikës, mendoj që ka ardhur koha që të ketë një ligj për presidentin, ka këtu eksperienca plot që nuk ka nevojë që t’i shpikim por që ti harmonizojmë që të kemi një ligj për presidentin që është sa i nevojshëm aq sa edhe i munguar në gjithë këto vite“, tha ai.

Rama: Kur të ketë marrëveshje për detin do kalojë përmes Metës! Sa të jem unë në qeveri, s’ka cenim të interesave kombëtare

Deklarata e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje territorin e  saj në det, Rama përsëriti edhe njëherë që kjo nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk është negociatat që bëhen me detin. Kryeministri përsëriti se mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë ndalur negociatat për detin dhe nëse do të ketë një të tillë do të kalojë përmes negociatorëve të autorizuar, presidentin, Gjykatës Kushtetuese dhe në fund parlamentit. Pra ka një procedurë të gjatë tha Rama dhe nuk mund të bëhet fshehurazi, por do të jetë një marrëveshje me vulë e firmë.

“Dalim në deklarata të veshur me kostum për të mbrojtur detin? Kë det po mbroni? Si ju iku, në çfarë forme? Keni dëgjuar që ka zbythje të detit drejt Greqisë? Deti nuk ka lëvizur dhe nuk janë një materie që mund të ndahet siç ndaheshin tenderët kur LSI drejtonte autorit rrugor shqiptar, nuk funksionon kështu. Çfarëdo negociatash të bëhen, bëhen me persona të autorizuar dhe jo me muhabete varkash. Personat e autorizuar kur arrijnë një konkluzion e paraqesin të tek autoriteti dhe nëse një autoritet që është qeveria firmos një marrëveshje, ka një autoritet tjetër që duhet ta gjykojë atë marrëveshje që është zoti presidenti i Republikës. Nuk e di pse i është futur dhe ai detit, pasi e di shumë mirë që po nuk erdhi deti tek ai askush nuk i bën dot gjë detit. pastaj është Gjykata Kushtetuese që miraton marrëveshjen dhe më pas parlament. Ata që lëshuan detin Ilir Meta e Lulzim Basha marrëveshjen më të gabuar për Shqipërinë dhe si e bënë? E bënë në rrugë zyrtare me firma e ma vula. Nuk ka marrëveshje me fjalë për territoret e një vendi, nuk ka si ndodh as për det, aspër ajër as për tokë, e bën me firmë e vulë. E firmosur me buzëqeshjen më të gjatë vetëm Basha kur ishte ministër i jashtëm. Në atë kohë shikoni arkivin ka një buzëqeshje me milje aq e gjatë. Ka dalë Meta e ka mbrojtur me gjithë peshën e tij në qeveri duke na thënë ne se po provokonim. Ne nuk çuam në Kushtetuese thashetheme, ne çuam një marrëveshje të firmosur , të vulosur të vendosur dhe e çuam dhe nuk e bëmë pazar peshku. Ajo vendosi 9 me 0 si asnjëherë në çështje sensitetive dhe quajti një marrëveshje që cenon interesat kombëtare. Këta cenuesit të konstatuar si të tillë jo nga palët politike por nga gjykata kushtetuese si fajtor për cenim të interesave kombëtare, sot qenkan mbrojtësit e interesave kombëtare nga unë. ne me Greqinë kemi nisur negociata që kanë ndalur dhe nuk jemi më që nga ndryshimi i qeverive në Greqi.  Kur ne jemi ata që rrëzuam atë marrëveshje nuk mund  të jemi ata që bëjmë marrëveshje për të cenuar interesat kombëtare s’ka si të jemi. Shitje mos e përdorni vend e pavend se nuk funksionon. Sa të jem unë në këtë detyre nuk do të ketë cenim të interesave kombëtare”, tha Rama.

Projekt-buxheti i ri/ Rama: Do të rriten pagat e mjekëve dhe mësuesve

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij preku edhe një çështje shumë të rëndësishme siç është projekt-buxheti i ri, ku theksoi se do të adresohen pagat e mjekëve dhe mësuesve që kanë një rol ekstra të vështirë në këtë kohë pandemia.

“Pika tjetër e rëndësishme është projekt buxhet i ri ku mund të adresojmë shumë çka ato tema që fatkeqësisht adresohen në mënyrë krejtësisht spekulative dhe jo në mënyrë realiste. Për të adresuar pagat e mjekëve dhe mësuesve, ku në këtë fazë të zhvillimit të vendit kanë një rol ekstra për shkak të vështirësisë që ka krijuar pandemia që për mjekët të bëjmë një rritje pagash si asnjëherë në këto 30 vite”, tha Rama.