KRYEMINISTRI RAMA DEKLARON SE ÇDO POLITIKË ËSHTË NË FAVOR TË QYTETARËVE. Firmosja këtë të dielë e marrëveshjes 150 milionë dollarëshe mes qeverisë dhe Bankës Botërore, për financimin e sektorit energjetik, shërbeu që kryeministri Edi Rama të zbardhë për herë të parë faktin se heqja e fashës për 300 kilovat që ishte vënë për të mbrojtur konsumatorët e varfër, u zgjodh nga qeveria për të shmangur një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike.

Duke pohuar se nga Banka Botërore ishin vënë dy aleternativa mes të cilave dhe rritja e çmimit të energjisë, kreu i ekzekutivit tha se zgjedhja e heqjes së fashës ishte alternativa më e mirë.

Nderkohe nga ana tjeter Banka Botërore vlerëson reformat e marra nga ana e qeverisë në sektorin e energjisë, duke i cilësuar ata si hapat e duhur për të parandaluar krizën e mëtejshme në këtë sektor. Deklaratat u bënë nga përfaqësuesja e BB, Ellen Godlstein gjatë firmosjes së fondit prej 150 milionë dollarësh të Bankës Botërore, që do t’i jepen qeverisë shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/cJLGjYjSyMY?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]