Kryetari i PD-se ka theksuar para protrstuesve se : Qeveria dhe kryeministri ilegjitim. E sotmja është marshim proteste kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama ik!

Banditë me uniformë urdhëruan të shoqërohen qindra protestues por nuk ia dolen dot te ndalin. Rama ik!

Basha: Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.

Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.

Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.

Ne nuk jemi këtu për pushtet, nuk jemi për karrige dhe mandate, ato i dogjëm sepse jemi në krah të qytetarëve kundër dhunës. Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne jemi në këtë betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.

Ka vetëm një rrugë si do të mbarojë kjo betejë. Ne do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira. Rama Ik!

Rruga për në Evropë mbetet e bllokuar. Ju i dini të gjitha, ju jeni ngritur si asnjëherë më parë. Shikojeni këtë protestë sa madhështore që është. Jepini dorën njëri tjetërit dhe besën se ka vetëm një rrugë do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.

Evropa dhe bota e di se ne në këtë shesh dhe qindra mijëra shqiptarë jemi garancia e vetme që lufton për vlera e Evropës dhe perëndimit. E sotmja është një marshim protestë kundër qeverisë së bërë njësh me krimin. Rama Ik!

Kundër zgjedhjeve fallco, kundër zgjedhjeve të blera. Nuk do të ketë më zgjedhje fallco në Shqipëri. Zgjedhje të lira me një qeveri tranzitore për të Zgjedhje të lira me një qeveri tranzitore.
Marshimi i opozitës për liri e demokraci

Marshimi jonë i shpresës, i lirisë, i demokracisë, marshimi kundër dhunës qeveritare. Dy institucione që ju takojnë qytetarëve janë pjesë e marshimit tonë. Qeveria e kapur nga krimi, kush është mesazhi le ta dëgjojënë. Rama ik!

Artikulli paraprakNIS MARSHIMI I PROTESTES SË OPOZITES, ITINERARI 5 INSTITUCIONE
Artikulli tjetërZYRA QENDRORE E OSBE E SHQETËSUAR PËR DHUNËN GJATË PROTESTËS NË SHQIPËRI