Kryeministri Edi Rama ka takuar në zyrën e tij efektiven e plagosur me kapsolla gjatë protestës së banorëve të Astirit, Ina Nuka.

Gjatë takimit të tyre në zyrën e kryeministrit, Rama i premtoi efektives një shpërblim financiar që do të jepej me një vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se vetë presidenti i Turqisë ishte kujdesur që operacioni të shkonte me sukses,

Ndërkohë gjatë bisedës, efektivja e forcave “Shqiponja” ka treguar edhe detajet nga operacioni i saj, i cili do t’i mundësojë edhe funksionimin e plotë të dorës pas gjashtë muajve.

Por nuk munguan as batutat mes kryeministrit dhe Nukës lidhur me premtimin e dhënë për një ndeshje basketbolli mes të dyve.

PUBLICITET