Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me reagimin e presidentit Ilir Meta, ku sillte në vëmendje shembullin e dorëheqjes së Presidentit të Kirgistanit pas protestave masive kundër rezultatit të zgjedhjeve të manipuluara.

Përmes një reagimi në Twitter Rama i kujton Metës se krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë. Mes të tjerash Rama pohoi se futja e presidentit në lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL është sipas tij krim mendor.

REAGIMI I RAMËS
Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

MESAZHI I METES
Duke dhënë një mesazh të fortë, Kreu i Shtetit shkroi sot se autorët e krimeve zgjedhore të vihen para përgjegjësisë.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë! 🇦🇱🤝🇰🇬”, shkroi Meta.

Artikulli paraprakSHKODËR, MEDIU: BASHA DHE OPOZITA TË JENË TË QARTË
Artikulli tjetërPD I PËRGJIGJET RAMËS: NUK KA SHQIPTAR QË S’E DI, KANDIDATËT I ZGJEDH NË BASHKËPUNIM ME KRIMIN E ORGANIZUAR. JA PROVA KUSH E KA HARRUAR