Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Poliçani se në mënyrë që të bëhet më tepër për vendin, Partia Socialiste ka nevojë për një mandat më të fortë.

“Kemi nevojë për një mandat më të fortë se i pari për të bërë edhe më tepër për vendin. Çka kemi arritur nuk mjafton për të qenë të kënaqur, por është vetëm prova që PS-ja është e vetmja që mund të bëjë shtet”, deklaroi Rama. Më tej, kreu i qeverisë shtoi: “Ne duam një votë masive. Kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve. Na ndihmoni që ne të bëjmë shumëfish punën që kemi bërë”.

“Tani është koha që ne të shtrihemi më tutje. Nga qendrat e qyteteve, në zonat rurale të bashkive të reja. Jo vetëm të shtrihet gjurma e Rilindjes Urbane, por të fryjë një erë e fortë e ndryshimit të mëtejshëm për të gjithë ata që kanë vendosur të krijojnë mirëqenie me tokën e tyre”, shtoi Rama.

Artikulli paraprakROMANA VLAHUTIN TAKIM ME VOLTANA ADEMIN PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Artikulli tjetërVLAHUTIN: E PAPRANUESHME BLERJA E VOTËS