Teksa protesta e studentëve vijon prej orës 10 para Ministrisë së Arsimit, kryemistri Edi Rama i ka ftuar në dialog këta të fundit.

Në një postim në fb, Rama shkruan: Dialog për Universitetin Facebook LIVE, e hënë 10 dhjetor ora 11:00.

Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i studentëve, të cilët vijojnë të theksojnë se nuk do të pranojnë asnjë negociatë me qeverinë, por vetëm realizim të kërkesave të tyre.

Kryeministri Rama thotë se duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar.
Rama: Nuk dua që këta të shpërndahen duke marrë një fitore momentale. Ashtu si nuk dua të rrinë të mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit politik e mediatik.

Duhet tentuar një strategji e përbashkët student-qeveri. Duhet një bashkim i domosdoshëm mes nesh i qeverisë studentëve dhe pedagogëve.
Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keqadministrimit terësor të universitetit. Studentët nuk e bëjnë dot pa qeverinë dhe qeveria nuk e bën dot pa ata.

Për mua është gjëja më e lëhtë të bëj një manovër politike për të shuar protestën.

Artikulli paraprakBAMIRËSIA PËR FËMIJËT E SËMURË MBLEDH 20 MIJË BABAGJYSHË PARA SPITALIT
Artikulli tjetërSHKODER,VETEPLAGOSET NJE 40 VJEÇAR