Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë një ligj, që do të parashikojë masa të rrepta për dhunuesit dhe autorët e dhunës në familje.

Nisur nga përvoja e tij në krye të bashkisë dhe qeverisë, Rama thotë se nëse kërkon njerëz për muhabet zgjidh gjithmonë burra, por nëse kërkon punë duhet të zgjedhësh gra.

Deklaratën Rama e bëri në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”.