KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË KOMENTON GJENDJEN AKTUALE TË STADIUMIT.Në prag të nisjes së punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “LoroBoriçi” në Shkodër, i cili siç u premtua nga Kryeministri Edi Rama, do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Serbisë, shefi i qeverisë ka komentuar gjendjen aktuale të stadiumit. 

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, bashkëngjitur edhe me dy fotografi, Rama shprehet se gjendja aktuale e stadiumit është për faqe të zezë. Madje Kryeministri bën një paralelizëm edhe me politikën e vjetër, e cila sipas tij me fjalë boshe ka lënë pas dore “Loro Boriçin”.“Stadiumi i Shkodrës dhe tribuna VIP si dy pamjet e politikës së vjetër të fjalëve boshe e të punëve për faqe të zezë.”  – shkruan Kryeministri Rama.Pas “Elbasan Arenës”, para pak ditësh Kryeministri Edi Rama premtoi para publikut, se stadiumi “Loro Boriçi” do të jetë gati brenda 15 tetorit të vitit të ardhshëm, për të pritur kombëtaren serbe në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. 

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/6zmVIHByqLA?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]