KRYEMINISTRI SHQIPTAR PRITET NGA HOMOLOGU SERB. Ora 09:40 e mëngjesit të së Hënës shënoi mbërritjen e kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizita e parë pas 7 dekadash e një kryeministri shqiptar në Serbi. I shoqëruar nga ministri i Jashtëm Bushati, i Ekonomisë Ahmetaj, një grup gazetarësh e sipërmarrësish, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kreu i qeverisë mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nën masa të larta sigurie.

Ne orën 11:00 kryeministri Rama është takuar koke me koke me homologun serb Aleksandar Vucic ne Pallatin “Serbia”, rezidencën e kryeministrit serb ku pret Ramen ne ketë vizite historike. Megjithatë në axhendë, nuk është parashikuar asnjë takim mes Ramës dhe Presidentit Tomisllav Nikoliç. Rama u prit në aeroport me një ceremoni shtetërore, ku ishte shtruar tapeti i kuq, i zakonshëm në këto raste. Me tej ne një takim mikpritjes ne aeroport nga ministri i Jashtëm i Serbisë Iciva Dacic dhe ambasadori jonë në Serbi, Moçka. Kryeministri Rama dhe delegacioni u nisën nga Rinasi rreth orës 08:30 dhe udhëtuan me një avion të Bosnje-Hercegovinës.  Ndryshe nga vizitat e tjera jashtë vendit, Rama është shoqëruar nga 6 truproja të gardës së Republikës.