Kryeministri Edi Rama mban një takim me kandidatet per kryetare bashkie, në Pallatin e Kongreseve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Rama porosi kandidatëve për kryebashkiak
“31 maji është çelja e fushatës, rrugëtimi drejt 30 qershorit

Oferta nuk është e plotë

Në vend të një humbje me nder në këtë garë zgjedhore ku me siguri mu d t’i fitonin disa bashki, zgjodhën rrugën e një disfate me qeder për Shqipërinë, që do tu mbetet bashkë me turpin në derë. Nuk garuan nga frika e përballjes me ne.

Në një pjesë të bashkive nuk do të ketë më shumë se 1 kandidat, por sidoqoftë do të ketë fushatë, madje intensive për nga numri i kontakteve me njerëzit.

Edhe në bashkitë ku ka kandidatë nga parti të tjera, dhe të pavarur, objektivi nuk është thjesht të fitojmë bashkinë por të realizojmë numrin më të madh të kontakteve njerëzore”, tha Rama.