Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambsadorët e vendeve të Bashkimit Europian.

Takimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Në takimin e Ramës me amasadorët e BE ishte dhe ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE Bernd Borchardt, ndërsa nuk ishte e pranishme ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Në përfundim të takimit, kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Megjithatë në qendër të diskutimit mendohet se ka qenë situata politike, protesta e PD por edhe përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit. Ky takim vjen pas disa drekave të punës që këta ambasadorë patën me kreun e PD, Lulzim Basha.