Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me drejtuesit e zyrave të punës.

Në 6 muaj, tha Kryeministri, janë punësuar 4500 njerëz. Rama tha se qarku me numrin më të lartë të njerëzve të punësuar është Gjirokastra.

Rezultatet janë qartësisht të dukshme në Zyrën e Gramshit, zyrën e Librazhdit, zyrën e Peqinit, zyrën e Gjirokastrës, për të disatën herë Gjirokastra mbetet në listën kryesore me arritje të larta.

Zyra e Lezhës dhe Mirditës, Pukës që ka ndikuar ndjeshëm me rezultatet e saj. Zyra e Shkodrës dhe zyra e Sarandës, këto janë zyrat që kanë rezultatet më të larta, por edhe të tjerët siç thashë janë brenda objektivit, plus që e kanë kaluar objektivin.

Shpresoj të plotësohet si tendencë. Referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër, për çdo person. Rrjeti i komentatorëve të ERTV-së do të përqeshet, por është realiteti, por vetëm nga zyrat e punës janë mijëra njerëz.

Ata që s’duan të mbeten tek balta e kazanit, mund ti verifikojë. Kush ka durim mund të numërojë. Vlen të theksohet roli i zyrave të punës në cilësinë në rritje.