Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

Përmes një postimi në fb, Rama thotë se në mbledhje do të bëjë të ditur qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Renda lidhur me deputetin Saimir Tahiri. Ndërkohë të mërkurën do të mblidhet seanca plenare, ku pritet të hidhen në votim dy raportet, një nga opozita dhe tjetra nga mazhoranca pas votimit në Këshillin e Mandateve.

Mazhoranca ka autorizuar prokurorinë vetëm për kontrollin personal dhe të banesës së zotit Tahiri, nga ana tjetër opozita ka mbështetur të plotë kërkesën e Kriemeve të Rënda për arrestimin e Tahirit.

Artikulli paraprakKOSOVË, 14 INCIDENTE GJATË PROCESIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërVENDORET NË KOSOVË, KOMUNAT E MËDHA NË BALOTAZH