Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Ps-së kryetarët e qarqeve.

Ky takim erdhi pas disa ndryshimeve të bëra në disa qarqe në mbledhjen e grupit parlamentar në Elbasan, ku u ndryshuan kryetarët e qarqeve në Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Kryetar qarku në Shkodër u vendos Ilir Beqja, në Lezhë u vendos Lindita Nikolla.

Ndërsa në Durrës u vendos kryetar qarku vetë Edi Rama.

Konkretisht drejtuesit e qarqeve janë si më poshtë:

Safet Gjici është caktuar drejtues politik në qarkun Kukës

-Ilir Beqaj është caktuar drejtues politik në qarkun Shkodër

-Lindita Nikolla është caktuar drejtues politik në qarkun Lezhë

-Erjon Veliaj do të jetë drejtuesi politik i bashkisë Tiranë

-Elisa Spiropali është caktuar drejtues politik në qarkun Tiranë

-Kryemistri Rama do të jetë përkohësisht drejtues politik në qarkun Durrës

-Ervini Bushati do të jetë kryetari i Partisë Socialiste në Tiranë

– Olta Xhaçka është caktuar drejtuese politike në qarkun e Dibrës

– Taulant Balla është caktuar drejtues politik në qarkun e Elbasanit

-Gramoz Ruçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Fierit

– Damian Gjiknuri është caktuar drejtues politik në qarkun e Vlorës

– Niko Peleshi është caktuar drejtues politik në qarkun e Korçës

– Bledi Çuçi është caktuar drejtues politik në qarkun e Gjirokastrës