MBROJTJA E ENERGJISË ELEKTRIKE DHE LUFTA NDAJ KRIMIT URBAN E MJEDISOR.Ne kuader te nismes se iniciuar nga vete kryeministri Edi Rama per ndalimin e vjedhjes se energjise elektrike dhe venien para pergjegjesise te debitorëve e abuzuesve kete te hene jane te ftuar nga vete kryeministri te gjithe punonjesit e OSHEE ne te gjithe vendin per nje debat te hapur publik nen moton “ Mbrojtja e energjise elektrike dhe lufta ndaj krimit urban e mjedisor sfida te pergjegjesise publike” me pranine e aktoreve kryesore ne kete proces transformimi dhe te nje bilanci angazhues.

Takimi do te mbahet ne pallatin e kongreseve  dhe ne mbeshtetje te ketij takimi dhe kesaj nisme do te jene edhe ministria e energjetikes, ministria e puneve te brendshme, ministria e marredhenieve me parlamentin, drejtoria e pergjithshme e policise dhe OSHEE. Ky takim do vleje per sensibilizimin e punonjesesve te OSHEE per shmangien e abuzimeve dhe kryerjen korrekte te punes e per rrjedhoje edhe sensibilizimin e popullates per pagesen e energjise elektrike per ndalimin e vjedhjes se energjise si nje veper e cila tashme denohet penalisht dhe uljen e demit qe shkkaton kjo vjedhje ne buxhetin e shtetit shqiptar.