Kryeminstri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

Gjatë mbledhjes Edi Rama ka kërkuar që të regjistrohen të gjithë ata që do të provojnë të shkaktojnë incidente dhe të denoncohet kushdo që cenon procesin zgjedhor.

Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t’i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA, gjë e cila tha ai duhet bërë e qartë për çdo qytetar që t’iu bëhet këngë.

Rama tha se Braçe nuk i koordinon dot i vetëm të gjitha parregullsitë në këtë proces dhe çdo deputet duhet të mbulojë zonën e tij për të bërë derë më derë komunikimin e masave për ata që do tentojnë të prishin zgjedhjet.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË DURRËS, TRENI PËRPLAS NJË NXËNËS SHKOLLE
Artikulli tjetërTONIGHT – 20.05.2019