Kryeministri Edi Rama prej orës 11:00 po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët për të folur për krizën politike, ekonominë, por edhe objektivat. Ndërkohë, Presidenca ditën e sotme në orën 12:00 ka njoftuar një konferencë për mediat. Deklarata pritet që të lidhet me letrën që Presidenti i dërgoi kreut të qeverisë Edi Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe

dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis, por ky i fundit e mohoi duke e cilësuar ‘fake news’ dhe kërkoi që të informohet kreu i shtetit. Në një reagim për shqiptarja.com ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë parashikim të tillë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ekonomia është rritur me 2.21% krahasuar me një vit më parë, ndërsa garantoi se aksioni anti-informalitet do të vijojë deri në fund të mandatit. “Një komunikim për të përmbledhur 6 mujorin e parë të vitit dhe për të nënvizuar disa prioritete shtator 2019-korrik 2020. Duke qenë se ju do të pyesni për politikën, politikën do ua lë ju të pyesni dhe do të fokusohem te qeverisja duke filluar nga ekonomia, që edhe në një situatë jo normale, aspak nxitëse, por frenuese u rrit krahasuar me një vit më parë me 2.21%.

Ndërkohë efekti i thatësirës së madhe është ndjeshëm duke pasur parasysh se vjet patëm një vit me shumë reshje dhe mundësi të shtuar për rritjen ekonomike. Të ardhurat kanë pasur një pasojë problematike për shkak të frymës së anti shtetit që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, që do të mbetet në fokus. Papunësia është ulur. Borxhi rezulton me njw ulje nw raport me qershorin e vitit të kaluar, -2.16%” tha ai.

Artikulli paraprakRRETHI I ARKTIKUT, 100 VATRA ZJARRI SHKRUMBOJNË “ÇATINË” E TOKËS
Artikulli tjetërKRIZA DHE PROTESTAT/ RAMA: NË SHQIPËRI 11% MË SHUMË TURISTË SE VITIN E KALUAR