KRYEMINISTRI KA KËRKUAR ANGAZHIMIN E TË GJITHË STRUKTURAVE PËR FITOREN E SHKODRËS. Kryeministri Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste ka qenë i qartë me strukturat socialiste: “Në listat e këshilltarëve bashkiakë nuk do të ketë as drejtorë as ish kryetar bashkie apo komune”.

Jo vetëm kaq: “Kush nuk merr rezultate konkrete për kandidatin dhe koalicionin mban përgjegjësi”. Këto janë dy porositë që kryetari i PS-së ka dhënë në takimin me dyer të mbyllura me strukturat e PS-së në Shkodër. Takimi u zhvillua paraditen e 3 majit 2015, në Teatrin”Migjeni” menjëherë pas prezantimit të kandidates për kryetare të bashkisë Shkodër, Keti Bazhdari . Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura por burimet brenda këtij takimi konfirmuan se u është kërkuar socialistëve të marrin në patronazh zona të caktuara dhe të bëjnë kujdes me procesin e votimit të 21 qershorit. “Me sondazhe dalim te fituar. Nese humbim është problem organizimi. Do merrni zona në patronazh. Aty ku jetoni dhe aty ku keni influencat do merrni përsipër kutitë e votimit deri në numërim” mësohet të ketë thënë Rama, citojnë burimet brenda takimit që u zhvillua në Teatrin Migjeni. Rama dha një porosi të veçantë për drejtoreshën e drejtorisë arsimore ,nxënësit të qëndrojnë larg fushatës gjatë kohës së mësimit.  Rama vizitoi gjithashtu një prej fermave në Komunën Ana e Malit ku premtoi një qasje te re për sektorin e bujqësisë.

Artikulli paraprakÇOBA: ADEMI KRYEBASHKIAKE,BAZHDARI ASKUSHI
Artikulli tjetërKanditatja e partise demokratike e bashkise shkoder Voltana Ademi