Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Presidentit Ilir Meta për Unazën e Re, duke kërkuar anulimin e projektit.

Në një status në Twitter, Rama tha se Ilir Meta është drejtuesi më serioz i opozitës, duke e lexuar Kushtetutën njësoj si ata.

Edi Rama: E vërteta është se IM është drejtuesi më serioz i opozitës.Kushtetutën e lexon njësoj si ata.Qeverinë e urren njësoj si ata.Rrëmujën e uron njësoj si ata.

Po ndryshe nga ata,ai i ul vartësit të mbushin çarçafë me dokrra “ligjore” dhe budallallëkut i del për zot pa pikën e galjes