Për letrën e Presidentit Meta ka reaguar kryeministri Rama. Përmes një postimi në Twitter kryeministri shkruan se Presidenti nuk duhet të përzihet me punët e ekspertëve të shëndetësisë.

Madje ai i thotë që të mos dalë nga shtëpia pa maskë dhe të shohë punën e tij të cilën e ka lënë pas dore.

“Ilir ti s’ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s’po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse!” – shkruan Rama në Twitter.

Artikulli paraprakZVICËR, TURIZMI EUROPIAN SHËNON RËNIE GJATË SEZONIT DIMËROR
Artikulli tjetërRIKTHEHET FUTBOLLI, POR JO AI ELITAR, FSHF DEL ME NJOFTIM ZYRTAR!