Kryeministri Edi Rama tha se ndryshe nga çfarë priste opozita jo parlamentare, në Samitin e Berlinit, atij nuk ju tha asnjë fjalë për situatën e brendshme politike në Shqipëri, dhe aq më pak, të kërkohej shtyrja e zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë tha se opozitën e gënjen mendja se do të mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.

“I ka ardhur fundi variantit të lojës në gjuhë të huaj sepse nuk ka më njerëz që i besojnë atyre që prodhojnë katran të cilët kanë shpërndarë nëpër botë më shumë bojë se në 10 vite të marra së bashku. Në këmbim kanë marrë vetëm refuzimin e një maskarade të poshtër dhe po vazhduan kështu do marrin edhe izolimin total nga bota demokratike. Kujtojnë se do prodhojnë dëshmor, duke provokuar rendin, i cili në kohën e tyre përgjigjej me kallashnikov.

I gënjen mendja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje vendore,por s’kanë gjetur asnjë budalla në botë që t’i takojë dhe jo më t’i dëgjojë.

Me gjithë broçkullat që u thanë për Samitin apo që mua do më tërhiqet veshi që të shtyja zgjedhjet, u them se nuk më zuri veshi asnjë kërkesë të kësaj natyre. Zero fjalë për të shtyrë zgjedhjet. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë të zgjedhje me zor. Nuk është detyra e qeverisë të fusë në zgjedhje partitë që nuk duan”, tha kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Artikulli paraprakRRËFIM – ILMI KURTI
Artikulli tjetërNDRYSHIMET NË KODIN PENAL, NGA SIGURIA USHQIMORE, E DREJTA E AUTORIT, KRIMET MJEDISORE DHUNA NË DETYRË E DERI TEK PENGIMI I ZGJEDHJEVE