Kryeministri Edi Rama edhe këtë vit ka zgjedhur Elbasanin për të festuar Ditën e Verës, e cila përkon edhe me axhendën dy ditore të qeverisë që zgjodhi këtë qark për të mbledhjen e radhës.

Kreu i qeverisë siguroi kryebashkiakun e Elbasanit se po punohet për të siguruar më shumë punësim e mirëqenie, por që të realizohen duan kohën e tyre.

Ka filluar të mos mbahet dot mend që kur kemi ardhur në Elbasan për Ditën e parë të Verës, por mbaj mend shumë mirë si ka qenë Elbasani, përsëri edhe këtë vit shquhen ndryshimet e rëndësishme nga viti i kaluar, të tjera do të ndodhin, do t’i bëjmë të ndodhin.

Dhe ajo që është më e rëndësishme është të fuqizojmë vazhdimsht mundësitë e njerëzve për të pasur më shumë punësim, për të pasur më shumë ekonomi, për të pasur më shumë siguri për të nesërmen. Hap pas hapi, çdo ditë diçka po bëhet në funksion të një të nesërme që do të shkëlqejë si kjo ditë vere”, tha Rama.