“Komunikimi i Javës” – Rama: Ajo që na ndan me Serbinë, nuk na pengon për integrimin europian

 

Ajo që na ndan me Serbinë, pavarësia e Kosovës, nuk mund të na pengojë në rrugëtimin e përbashkët për integrimin ne BE. Këtë deklaroi kryeministri Rama në Komunikimin e Javës në FB. Rama: Këtë javë vizitova Beogradin, një vizitë dy ditore e pregatitur prej kohësh. Për të cuar përpara një marrëdhënie strategjike, për paqen, integrimin dhe për zhvillimin tonë ekonomik e social edhe përmes shfrytëzimit të dimensionit rajonal në kontekstin e procesit historik të Berlinit. Shqiptarët dhe serbët e këtij shekulli të ri mund të bëjnë përmes njëri-tjetrit për veten e tyre dhe për ballkanit atë që francezët dhe gjermanët bënë për veten e tyre dhe për Europën duke kapërcuer me largpamësi rrënqethëse dhe vendosmëri titanike lumin e madh të gjakut që i mbajti të ndarë me shekuj të tërë. Me këtë bindje të patundur, tek kjo ide fituese dhe për ta çuar atë përpara jemi angazhuar me një politikë të re ndaj Serbisë, një politikë dialogu, ku ajo çfarë na ndan prerazi, qëndrimi diametralisht i kundërt ndaj pavarësisë së Kosovës nuk na pengon të komunikojmë për atë që na bashkon rruga e përbashkët e integrimit europian dhe interesat reciproke për fuqizmin ekonomisë. Sa më shumë Shqipëria i flet Serbisë troc në sy për kosovën dhe paralelisht i tregon popullit të saj vullnet për mirëkuptim aq më shumë mitet dhe ideologjitë vihen në vështirësi për ti ushqyer qytetarët e atij vendi me armiqësi ndaj atij vendi.

Artikulli paraprakGREQIA KERCENON SHQIPERINE.KOTZIAS:MOS NA NENVLERESONI.REAGON BRAÇE
Artikulli tjetërAKSIDENT NE AKSIN STOM GOLEM-MES,MJETI DEL NGA RRUGA