KRYEMINISTRI INTERVISTË NË MEDIAT ITALIANE, NGJALL REAGIMIN POZITIV TË ITALIANËVE. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishti i ftuar sot në emisionin Le invasioniBarbarche të televizionit italian La7.

Në këtë emision Rama foli rreth politikës që po ndjek qeveria që ai drejton, reformat e reja por po ashtu u fokusua edhe në marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy shteteve respektive, Shqipërisë dhe Italisë.  I pyetur për marrëdhëniet që ka me homologun italian Mateo Renzi, Rama tha se gjatë të gjithë kohës ata të dy kanë qenë në ndjekje të hapave të njëri – tjetrit pasi të dy kanë përshkruar të njëjtën rrugë për të qenë sot liderët e shteteve ku qeverisin.  Duke u fokusuar në ekonomi por edhe në marrëdhënien e biznesit që dy vendet kanë, kryeministri tha se tashmë ka ardhur koha që të gjithë italianet që kanë ndërmend të bëjnë investime, mund të gjejnë terrenin e përshtatshëm për ta bërë këtë në Shqipëri pasi këtu krijohen të gjitha mundësitë e nevojshme për një biznes të suksesshëm.  Po ashtu gjatë bisedës Rama u ndal edhe tek studentët shqiptarë që jetojnë e studiojnë në Itali duke thënë se ata janë studentë të shkëlqyer që po i japin një shembull shumë të mirë Italisë.  I pyetur për reformën e energjisë elektrike, Rama tha se tashmë është bërë e mundur që të gjithë të shlyejnë detyrimet e tyre pasi prej shumë kohësh kishin fatura të prapambetura.  Duke u ndalur në harmoninë fetare, kryeministri theksoi se ai parapëlqen që ta quajë atë jo harmoni fetare por “vëllazëri fetare”, njësoj sikurse e kishte quajtur edhe Papa Françesku kur zgjodhi që vizitën e parë zyrtare si Papë ta bëjë në Shqipëri.

Artikulli paraprakSHKARKIMI I TRAJNERIT NË DOREN E KRYEBASHKIAKUT
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNISË I DUHET NJË ZGJIDHJE KONKRETE