PËR NGA SIGURIA, RAMA DO TË PRITET SI PUTIN DHE BIDEN. Serbia do të ketë masa të rrepta sigurie gjatë vizitës që kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të zhvillojë më 10 nëntor në Beogradin zyrtar. Media serbe Kurir, shkruan duke cituar burime nga policia, se masat do të jenë po aq të larta sa kur vendin e vizituan presidenti rus Vladimit Putin, apo zyrtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden dhe Hillary Clinton.

Për sigurinë e kreut të qeverisë shqiptare, sipas mediave serbe, do të angazhohen mijëra policë ndonëse nuk është specifikuar ende nëse Rama mund të ecë në këmbë, çka mund të kërkojë masa shtesë sigurie. Sipas axhendës të palës shqiptare, kryeministri Rama do të kalojë natën në Beograd në Hotelin “Hyatt”, por axhenda dyditore e cila parashikon dhe vizitën në Preshevë, ende nuk është konfirmuar nga Beogradi zyrtar, edhe pse mbeten vetem 3 dite nga vizita. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u tensionuan më tepër me incidentin e fundit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, çka u bë shkak për shtyrjen e vizitës së Ramës e cila ishte planifikuar për më 24 tetor.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/YMrzfPEJYpQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]