Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe që vizita e kryeministrit Edi Rama në Shkodër të mos shoqërohej me protesta.

Të rinjtë e FRPD dhe simpatizantë të partisë demokratike protestuan në sheshin “Nënë Tereza” në qendër të qytetit por kordoni i policisë i vendosur aty irritoi demokratët shkodranë të cilët patën përplasje me uniformat blu.

Kreu i FRPD Shkodër Arvit Bushati dënon dhunën e policisë, ndërkohë sipas tij protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore ndaj një kryeministri që sipas tij e ka kthyer vendin në një pronë të vet dhe familjes së tij.

Kjo nuk është hera e parë që të rinjtë demokrat protestojnë ndaj kryeministrit Edi Rama i cili sa herë që viziton Shkodrën përballet me irritimin e tyre.