Takim me krerët e bashkive – Rama: Nga 1 dhjetori, sekuestro bagëtive pa çertifikata

Tregjet e gjësë së gjallë kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve. Kështu u shpreh Kryeministri Rama në prag të festave të fundvitit duke i kërkuar 61 kryetarëve të bashkisë bllokimin e tregëtimit të kafshëve pa certifikatën e veterinerit. Ndërsa ministri Bujqësisë, Edmond Panariti paralajmëron vendin për rrezikun e prekjes nga gripi i shpendëve. Në prag të festave të fundvitit dhe në kohën kur në vend është përhapur sëmundja e gjedhit e rrezikohemi nga gripi shpendëve, kryeminsitri Edi Rama shprehet se tregjet e gjësë së gjallë kërcënojnë sigurinë e jetës së qytetarëve. Edi Rama: Ju lutem ta merrni si një alarm për të ndaluar që ky aktivitet skandalos të vijojë si kërcënimin e jetës nuk ju duhet mbështetje tjetër përvç mbështetjes që do ta gjeni në zemrën dhe mendjen tuaj. Duhet vendosmëri që të përballeni më këtë informalitet ekstrem. Nga data 1 dhjetor të gjitha kafshët që shkojnë në treg të jenë të shoqëruara me certifikatën veterinare, përndryshe do të sekuestrohen. Ndërkohë Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka paralajmëruar se vendi rrezikohet nga gripi i shpendëve tashmë i përhapur në rajon. Edond Panarit: Shërbimit veterinar i del një sfidë akoma më e madhe për ta parandaluar që ky infeksion që tashmë qarkullon në vendet e BE të hyjë në territor. Këtu duhet një bashkëpunim me ju, pasi një pjesë e pularive janë pjesë e territorit tuaj. Ndërsa lidhur me sëmundjen e dermatozës nodulare, ministri i Bujqësisë bëri me dije se javën e ardhshme do të vihen në dispozicion 50 mijë doza me vaksina.