Muaji nëntor do të jetë muaji i Diasporë shqiptare. Në një postim në FB, kryeministri Rama thotë se nëntori nuk do të jetë vetëm muaji i Pavarësisë dhe Çlirimit, por edhe i Diasporës.

Postimin e tij Rama e shoqëron me një foto të 28 nenetorit 1914, që i përket diasporës së Odesës në Ukrainë. Rama: Nëntori do të jetë këtej e tutje jo vetëm muaji i Pavarësisë dhe i Çlirimit, pra muaji i përkujtimoreve të medha, por edhe muaji i Diasporës E cila kudo ku ndodhet, është Shqipëri, një dhe e pandarë, e si e tillë do të mblidhet në Tiranë në Samitin e Diasporës, që do t’i shërbejë bashkimit të sa më shumë energjive pozitive dhe koordinimit të sa më shumë kontributeve, në emër të ardhmërisë sa më të ndritur të shqiptarëve. Në këtë foto të 28 nëntorit 1914 paraqitet një nga diasporat shqiptare më të moçme dhe më merituese, ajo e Odesës në Ukrainë, e cila filloi të krijohet të paktën prej gjysmës së dytë të shek. XVII dhe që i ka sjellë kombit tonë shërbime të vyera. Samiti i Diasporës në Shqipëri do të mbahet ne 18-20 nëntor.

Artikulli paraprakSHBA NE ALARM PER SULMET TERRORISTE
Artikulli tjetërNË VIGJILJE TË MESHËS SOLEMNE PËR LUMTURIMIN E 38 MARTIRËVE