AXHENDA 1 DITORE E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR NË QARKUN E SHKODRËS. Ashtu sic ishte paralasjmeruar me heret nga Star Plus, kryeministriu Rama ka zbarkuar gjate kesaj te premte ne qarkun e Shkodres. I shoqeruar nga deputete dhe drejtues te qarkut te Shkodres, Rama ka nisur turin e takimeve te tij, ne plazhin e velipojes.

Gjate kesaj vizite, Rama ka premtuar mbeshtetje ne fushen e turizmit e sidomos ne kete zone te qarkut e cila ka resurse te jashtezakonshme. Por nga nje pike turistike, Rama eshte ndalur ne nje tjeter pike akoma me te rendesishme per Shkodren, ne lagjen shiroke buze liqenit me te madh ne ballkan. Ai ka inspektuar punimet ne rrugen e shirokes, duke kerkuar pershpejtimin e punimeve ne menyre qe kjo rruge te perfundoje sa me pare. Por kur te gjithe menduan se gjithcka do te mbaronte me kaq, kryeministri Rama ka hyre edhe ne brendesi te qytetit te Shkodres ne lagjet e qytetit ku eshte takuar edhe me banore te zones, te cilet kane kerkuar qe ai te vije me shpesh ne Shkoder.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/mTSOsmJcr7M?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]