Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka filluar ditën këtë të martë më nje status kushtuar fëmijëve që kanë nevojë më tepër për ngrohtësi dhje përkujdesje. “Mirëmëngjes me këtë risi të sezonit turistik në të mirë të fëmijëve nën përkujdesje sociale, ju uroj një ditë të bukur!” – shprehet Rama.

 

Ndërsa ka zgjedhur një video për të treguar investimin më të ri të shtëpisë së pushimit për fëmijët në Velipojë. Për herë të parë, pas kaq vitesh tashmë, shteti ka vendosur të kujdeset për fëmijët e qendrave të përkujdesit, të cilët janë dërguar të kalojnë momente relaksi dhe argëtuese pranë bregut të detit në Velipojë.

 

Fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” të Tiranës, të moshës 6 deri në 16 vjeç janë bërë së bashku më këto pushime verore.

 

Shtëpia e pushimit në Velipojë është hapur në datën 21 korrik të këtij viti, ndërsa e pranishme në inaugurimin e saj ishte edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

 

Fillimisht, kjo shtëpi pushimi është përdorur nga fëmijët e qendrave të përkujdesit social të qytetit të Shkodrës. Fëmijët jetim janë shtresa më vulnerabël e minorenëve, ndërsa kërkojnë përkujdesje dhe dashuri.

Artikulli paraprakE FRIKSHME , SHKENCETARËT: DUHANI PO JU ÇMEND
Artikulli tjetërHOT I RI, INVESTIM NË UJËSJELLËS