Kryeministri Rama dhe kryeministri malazez Dushko Markoviç po zhvillojne ne Shkoder mbledhjen e perbashket te dy qeverive.

Dy kryeministrat po mbajne fjalen hapese para se te zhvillojne mbledhjen e perbashket me dyer te mbyllura e me pas ne oren 12 konferencen e perbashket per shtyp.

Rama ne fjalen e tij hapese iu drejtua homologut malazez me fjalet se dy flamujt dukeshin shume bukur sebashku.

Rama: I dashur Dushko më vjen mirë që jemi bashkë këtu, për mundësinë që ky format na jep për të thelluar bashkëpunimin dhe konkretizuar aspekte të shumta shumë të rëndësishme të këtij bashkëpunimi dhe për të forcuar më tutje marrëdhëniet shqiptaro-malazeze si marrëdhënie të një rëndësie të vecantë.

Ne së bashku theksuam rëndësinë e zhvillimit të potencialeve të mëdha të brezit kufitar që Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë. Është një fashë që lidhe vendet dhe fatet tona.

Nuk është vetëm gjeografia e përbashkët, por edhe trashëgimi jonë që ne e ndjejme për detyrë të ruajmë dhe si një model të bashkëpunimit ndërkufitar, pse jo edhe për gjithë rajonin.

Sot jemi më të ndërlidhur se parë, por jemi të vetëdijshëm se ka potenciale të pashfrytëzuara. Është koha ti adresojmë këto potenciale dhe të përfitojmë nga shkëmbimi i ideve dhe bashkimi i forcave mes nesh.

Duke filluar jo vetëm nga pika e hapjeve të reja kufitare që përbën jo vetëm sukses të përgatitur të këtij takimi, por edhe një bazë të gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike që mbart e gjithë zona që bashkëndajmë.

Duke ndjekur edhe shembullin tuaj të turizmit, që është një shembull i shkëlqyer për ne dhe duke komunikuar me investitorrë që janë të pranishëm në bregdetin tuaj e kemi

dëgjuar nevojën për tu zgjeruar me investime edhe në anën tonë të kufirit dhe për të ndërlidhur më shumë kapacitetet qeveritare, bashkiake, ekonomike dhe natyrore të dy vendeve.

Të gjithëve ne na është dhënë rasti të konstatojmë se në fakt jemi në një hapësirë që gjithmonë është përjetuar si hapësirë ndërveprimi dhe nuk është e rralle që të dëgjosh gjuhën malazeze në restorante apo zona turistike.