KRYEMINISTRI DEKLARON SE AKSIONET E OSHEE DO TË VIJOJNË.Kryeministri Edi Rama thotë se ligji i ri për energjinë elektrike synon mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencë të ndershme në këtë sektor.

Në mbledhjen e dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i qeverisë është ndalur tek aksioni i OSHEE kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duke theksuar se ky operacion do të vazhdojë deri në luftimin e këtij fenomeni, ndërsa ka theksuar se nuk do të ketë falje faturash.Ndërkaq, kreu i qeverisë i është drejtuar edhe opozitës e aktorëve të tjerë që të mbështesin këtë operacion, duke theksuar se ky aksion nuk është në interes të qeverisë, por të të gjithë vendit.Gjatë mbledhjes së dhjetë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kreu i qeverisë është ndalur edhe tek sektori i ekonomisë dhe adresimin i çështjeve themelore në këtë fushë. Kryeministri Rama tha se synohet trajtimi i kuadrit të reformave të qeverosë për rritjen ekonomike, përmirësimin e klimës së biznesit, dhe rritjes së punësimit e mirëqenies”