Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit 2019 ka komentuar shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE.

Ai tha se një gjë e tillë ndodh sepse shqiptarët nuk kanë akses në tregun e punës në vendet e BE-së. Megjithatë ai i cilëson shifrat propagandë.

Çështja e atyre që dalin, ikin dhe vijnë është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur. Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës. Nëse shqiptarët kërkojnë azil, ndodh se nuk jemi anëtarë të BE dhe nuk kemi akses në tregun e punës.

Por nga Kroacia kanë ikur në një vit më shumë se nga Shqipëria. Shifrat e ikjeve janë propagandë në këto vite.

Kanë ikur më shumë se kanë ardhur, por vijnë dhe ikin dhe kjo është koha që jetojmë. Është e sigurt sikur ka njerëz që ikin, ka edhe që vijnë dhe duan të rrinë, ne na takon të shikojmë përpara.

Artikulli paraprakDROGA NË DUKAGJIN, DËNOHEN ME 70 VITE BURG KULTIVUESIT
Artikulli tjetër‘NGA PLAK ME SHKOP SOT ME FACEBOOK’/ RAMA TALLET ME BERISHËN