Rama: Nuk ka plan për bashkëqeverisje me PD, as komplot kundër LSI

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje të gjitha hamendësimeve për një plan bashkëqeverisës me PD, por edhe një komploti kundër LSI. Në Komunikimin Javor, Rama tha se këto janë përralla politike dhe mediatike. Rama: Mos i dëgjoni përrallat e katundit politik dhe mediatik për bashkëqevrisje të paravendosur me PD apo komplot kundër LSI dhe partive të vogla. S’ka asnjë plan për bashkëqevrisje dhe nuk ka asnjë komplot. Shefi i qeverisë dhe se për të bërë akomë më shumë, në madatin e ardhshëm nuk është e nevojshme për bashkëqeverisje. Rama: Për të bërë shumë më shumë nuk kemi nevojë për një bashkëqeverisje të radhës të kushtëzuar me vazhdimin e coptimit të administratës sipas përqindje të partive, por për qeverisje të kushtëzuar vetëm nga një kontratë të qartë me ju, me të gjithë ju, pa dallim bindjesh politike. Rama edhe pse vlerësoi koalicionin me LSI në bërjen e reformave, përsëri kërkoi që në 25 qershor të marrë ai drejtimin e timonit të qeverisë, duke mos pasur askënd në prehër. Rama: Në këtë pjesë të parë, koalicioni ynë ka bërë reforma që nuk janë bërë në çerek shekulli. Edhe pse ne qëndruam në timon me të tjerë në prehër sic është bërë zakon të thuhet nga unë gjatë kësaj fushate. Në pjesën e dytë që fillon në 25 qershor na duhet një mandat i plotë për ta mbajtur drejt timonin e reformave pa qenë të kushtëzuar në shpejtësinë dhe thellësinë e reformimit të vendit apo masave për të bërë shtet nga aleatë që nuk duan ta prekin themelin e kalbur të administratë shtetërore. Të gjitha partitë përvec tonës e kanë të lidhur jetesën apo mbi jetesën me punësimet e klientelës partiake në shtet. Ne nuk jemi kundër koalicioneve, por unë nuk do të isha i drejtë me këtë vend dhe as i sinqertë me ju nëse deri në 25 qershor nuk do tju paralajmëroja për rrezikun që nuk do tia dalim dot ta bëjmë Shqipërinë me një administratë dinjitoze nëse ju nuk na i besoni drejtimin e timonit të qeverisjes. Që askush mos na japë nesër votat për reformat duke marrë si shpërblim punësime partiake në shtet.

Artikulli paraprakNJË NGA TERRORISTËT E LONDRËS KISHTE VESHUR BLUZEN E ARSENALIT
Artikulli tjetërMINISTRIA E FINANCAVE: TATIMORËT PRESION ME GJOBË BIZNESEVE PËR FUSHATË