Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga punimet në linjën hekurudhore Fier-Vlorë, prej disa vitesh në gjendje të amortizuar, pothuajse jashtë funksionit.

Prej disa muajsh kjo hekurudhë po rikonstruktohet, ndërsa sipas kryeministrit do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave duke shmangur transportin rrugor dhe duke ulur kostot.

“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këto pamje nga kantieri i punës për rimëkëmbjen e linjës hekurudhore Fier-Vlorë që do të krijojë frymëmarrje të re në lëvizjen e pasagjerëve dhe të mallrave

duke shmangur transportin rrugor dhe ulur ndjeshëm kostot, ju uroj një ditë të mbarë 👷♂️🚧🚊”, shkruan kreu i qeverisë.