Nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës që për 5 orë mbajti një tubim, fillimisht tek Parlamenti dhe më tej tek Drejtoria e Policisë së Tiranës kur kërkoi lirimin e disa mbështetësve të shoqëruar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quan opozitën një “tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve” duke ju referuar marshimeve me protestues të udhehequra nga liderët e opozitës jo parlamentare.

Sipas kryeministrit, opozita sajon kriza ashtu sikundër edhe sëmundje për kundërshatrin. Ishte ish-deputeti Klevis Balliu që më herët shkruante se krue i qeverisë ka pësuar parainfark dhe ndoddhet në spital.

Rama thotë se nuk ka asgjë nga ana shëndetësore, por thotë se në takimet e tij në Berlin dhe Paris ku ishte ditën e djeshme, i është dashur të ndryshojë imazhin për vendin që opozita lobon kundër të ardhmes integruese të Shqipërisë nëpër botë.

“Po boll o boll, boll se s’kam asgjë tjetër përveç larjes së jashtënxjerrjeve tuaja nēpër botë boll! Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! O pika që s’ju bie kur thonë plakat”, tha Rama.

Artikulli paraprakAKSIDENTI ME 9 TE PLAGOSUR ,VDES 18 VJEÇARJA
Artikulli tjetërKUSH DO TË JETË DREJTUESI I ILD , JA 13 KANDIDATËT