Kryeministri Edi Rama e quan dezinformim shkresën që qarkulloi paraditen e sotme në portalet pranë Partisë Demokratike se studentët janë të detyruar të paguajnë tarifën e plotë të studimit brenda 28 Janarit 2019.

Rama thotë se se në bashkëpunim me pengmarrësit e protestës janë edhe ata që i quan “fundërrina” të Universitetit. Rama iu bën apel studentëve të mos paguajnë më shumë se 50% të tarifave.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%.”-shkruan Rama në rrjetet sociale.

PUBLICITET