Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë për median pas regjistrimit të kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të caktuara për tu mbajtur më 30 qershor.

Rama u shpreh i kënaqur me kandidaturen e Valdrin Pjetrit në Shkodër por dhe me kandidaturën në Kukës, dy bashki historikisht që janë marrë nga e djathta.

“Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që i kemi propozuar komunitetit shkodran. Një individ që meriton të gjithë respektin dhe vlerësimin tonë edhe timin pasi e kam njohur në kryerjen e disa detyrave të rëndësishme që i përket atij komuniteti. Gjenerata e re e një familjeje me rrënjë të thella në Shkodër dhe traditë familjare të respektueshme”