KRYEMINISTRI E QUAN VEND MIK SERBINË, JO ARMIK.Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij të dytë në Serbi, ku mori pjesë në Samitin Kinë-Ballkan, ka dhënë një intervistë për televizionin serb N1 ku u është përgjigjur pyetjeve dhe tematikave më të rëndësisshme të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në fjalën e tij kryeministri Rama, pas deklaratës së bërë më 10 nëntor në konferencën e përbashkët me homologun Aleksandër Vuçiç, i ka kërkuar Serbisë sërish nga Beogradi që të njohë shtetin e Kosovës.Sipas kryeministrit Rama, kjo është një barrë që Serbia mban dhe do të ishte në të mirën e tyre dhe të gjithëve që ata të përballen me realitetin dhe të njohin shtetin tashmë të pavarur të Kosovës. “Marrëdhëniet tona kanë për të shkuar përpara. Unë vendosmërisht besoj se kur Serbia të heqë barrën dhe të përballet me realitetin dhe të njohë Kosovën, Serbia do të marrë më të mirën, të gjithë do të jenë më mirë.” tha Rama