Kryeministri i vendit Edi Rama i ka uruar ndjekësve të tij mirëmëngjesin me një video nga Dogana e Hanit të Hotit.

Në videon e tij, Rama shkruan se kjo zonë tashmë e transformuar lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe qytetarët bashkë me bizneset përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë.

Ndërtimi i doganës startoi në vitin 2015 dhe i gjithë investimi është projekt i Komisionit Europian, qe u financua me 1.4 milion euro.

Projekti i ri do të mundësojë një kontroll kufitar më të shpejtë dhe të sigurtë në aksin kryesor midis shqipërisë dhe malit të zi, për trafikun kufitar dhe transportin e mallrave, përpunimin në kohë më të shkurtër të kamioneve me mallra dhe lehtësim të procedurave doganoregjithashtu do të , përmirësojë, kushtet e punës rritjen edhe cilësinë e shërbimit ndaj sipërmarrjes, ndaj qytetarëve, përshpejtimin dhe lehtësinë e tregtisë ndërkufitare dhe rajonale .

 

Gjithashtu ky investim do të ketë efektet e drejtpërdrejta edhe në rritjen e të ardhurave, në transparencën e punës së 3 institucioneve drejtoria e policisë kufitare, drejtoria e përgjithshme e doganave dhe agjensia e kontrollit ushqimor, në raport me qytetarët dhe me sipërmarrjen”.

 

Hapësira e kufizuar dhe mungesa e korsive të mjaftueshme për përballimin e lartë të fluksit të transportit, kanë qenë një problematikë për këtë pikë kufitare, duke shkaktuar edhe vonesa për qytetarët dhe sipërmarrjen.