Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes deklaroi se platforma e bashkëqeverisjes mund të përdoret edhe nga qytetarët jashtë Shqipërisë për problemet që kanë me administratën në Atdhe.

Ai u shpreh se në administratë ka ende shushunja dhe grabitqarë, por rruga e ndryshimit ka filluar.

Rama bëri me dije se ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit.

Sipas tij, në portal, mjaftojnë vetëm tre minuta për këdo që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur.

Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes cdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim.

Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej.

Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën. Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur.

Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje.

Qytetarë të ndryshëm treguan hallet e tyre dhe pranuan se gjetën zgjidhje në kohë rekord.

Kryeministri tha se dëshmitë e qytetarëve tregojnë se platforma funksionon, ndërsa shtoi se pas identifikimit të problemit përgjegjësit do marrin ndëshkim.

“Ne nuk mjaftohemi me zgjidhjen e problemit por i shkojmë pas me gjetjen e përgjegjësit dhe punonjësit përgjegjës marrin nga masat ndëshkimore, lirim nga detyra deri në ndjekje penale”, u shpreh Rama.

Ai u ndal edhe në çështjen e informalitetit duke thënë se janë bërë shumë hapa përpara dhe se çdo bashkëpunim i mos qëndrimit indiferent të qytetarëve është shumë i vlefshëm.

Sa i takon sigurisë ushqimore, Rama deklaroi se situata nuk ka lidhje me atë të të kaluarës, por se është ende larg asaj që synohet.

Artikulli paraprakRAMA URON NDJEKËSIT ME PUBLIKIMIN E PAMJEVE TË SHQIPËRISË TURISTIKE: 324 MIJË VIZITORË MË SHUMË SIVJET
Artikulli tjetërKUSHTET SI NË MESJETË, AKU BLLOKON E GJOBIT RESTORANTET