Për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria Rama do të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani.

Për ata prindër që kanë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000.

Nismën e re e ka prezantuar kryeministri Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale. Teksa prezantoi këtë politikë të re, Rama e konsideroi të rëndësishëm dhe të konsiderueshëm në rrugën e reformave.

Artikulli paraprakGREQIA ASGJËSON 4.6 TON DOMATE NGA SHQIPËRIA DHE ITALIA: KISHIN NIVEL TË LARTË PESTICIDESH
Artikulli tjetërDROGA NË DUKAGJIN, DËNOHEN ME 70 VITE BURG KULTIVUESIT