Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një foto të parardhësit të tij Sali Berisha në një kazino.

Në përshkimin e fotos Rama shkruan se bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit dhe as paraja e krimit të organizuar që i financon.

Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar

që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike

Fotoja e Berishës është shkrepur gjatë kohës që ka qenë President i Republikës i fotografuar nga agjensia e huaj e fotove CORBIS në një ceremoni të hapjes së lojërave të para të fatit në Shqipëri.