Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një bisedë me një qytetarë, ku i ka kërkuar ndihmë kreut të qeverisë për të hequr një grumbull me leshterikë. Pas mesazhit, ky problem ka gjetur zgjidhje. Nëpërmjet këtij postimi, Rama ka ftuar qytetarët që të denoncojnë që të gjitha pakënaqësitë që kanë, për të bashkëpunuar dhe kontribuar në qeverisjen e vendit.

Ndërkohë më herët, sa i përket aksionit anti-informalitet, shefi i kabintetit qeveritar ka bërë të ditur se në aplikacion kanë mbërritur 290 denoncime, ndonëse ka vetëm pak ditë që është prezantuar.

“Ka arritur në 290 numri i qytetarëve që kanë denoncuar abuzuesit, brënda 24 orëve të para të aplikacionit STOP INFORMALITETIT! Shumë faleminderit. 3881 është numri i qytetarëve që e kanë shkarkuar aplikacionin në smartfonin e tyre, gjatë këtyre 24 orëve”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakAKSIONI ANTI-INFORMALITET RRIT MINIMALISHT TË ARDHURAT FISKALE GJATË KORRIKUT
Artikulli tjetër“DO T’I ZMBRAPSIM BARBARËT”! RAMA NIS DITËN ME NJË PARALAJMËRIM