Kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook pamje nga kantierët e ndërtimit të programit “300 qendra shëndetësore” në Tiranë.

Në videon e shpërndarë nga Kryeministri duken të ndara në zona qendrat shëndetësore në të cilat po punohet dhe pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion nga qarku Tiranë të kantiereve të Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”, ju uroj një javë të mbarë.”-shkruan Rama.