Kryeministri Edi Rama publikoi projektin e rrugës Shëngjin – Velipojë.Në faqen e tij zyrtare në facebook ai shkruan se ky aks panoramik do të shkurtojë me një orë lidhjen e këtyre zonave bregdetare:

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje të projektit të rrugës së shumëpritur turistike prej dekadash, Shëngjin-Velipojë, një aks panoramik që shkurton më shumë se një orë lidhjen mes tyre, hap perspektivën e zhvillimit të turizmit elitar, rrit ekonominë e punësimin në krejt zonën, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Nga Porti i Shëngjinit rruga i ngjitet shpatit me një lartësi 100-120 metra mbi nivelin e detit dhe ruan të paprekur plazhin e Shëngjinit, Ranën e Hedhun dhe plazhet e tjera të zones. Më pas lidhet me infrastrukturën e Velipojës.

Kjo rrugë do të bëjë lidhjen e dy qendrave kryesore turistike.Rruga Shëngjin – Velipojë do të vazhdojë deri në Pulaj në grykëderdhjen e Bunës për të hapur rrugën deri në Ulqin.

Projekti infrastrukturor Shëngjin–Velipojë është një investim strategjik mjaft i rëndësishëm i Qeverisë së Shqipërisë me vlerë 3.8 miliardë lekë. Rruga shkurtohet për 14.8 kilometra dhe mund të përshkohet për 19 minuta

Artikulli paraprakNGROHJA GLOBALE, AKULLI NË ANTARKTIDË PO SHKRIN ME SHPEJTËSI
Artikulli tjetërKAMPIONATI BOTËROR, PAK ATMOSFERË NË SHKODËR