Forcat tona Detare me mision në Detin Egje falë ndërhyrjes së shpejtë kanë arritur të shpëtojnë 140 emigrantë afganë dhe sirianë, 30 prej tyre fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Edi Rama, ndërsa ka shpërndarë edhe një video përmes së cilës tregon se nga vitit 2016, djemtë shqiptarë kanë shpëtuara mbi 2 mijë fëmijë, gra dhe burra.

Postimi i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES 😃 dhe me pamjet nga aksioni i Forcave tona Detare me mision në detin Egje ku falë ndërhyrjes së tyre në kohë, 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, ju uroj një ditë të mbarë 🇦🇱 Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare🙏🤝👍

 

Artikulli paraprakRUÇI: NËNË TEREZA, HEROINA E DHIMBJES, APOSTULLJA E TË VARFËRVE
Artikulli tjetërDORIAN, 20 VIKTIMA NË BAHAMAS, URAGANI DREJ SHBA NGJITET NË KATEGORINË 3